70 vjet më parë zhvillohej revolucioni antifeudal i Qershorit. Në krye të tij doli figura e lartë e Imzot Nolit, i cili ishte dorëzuar episkop vetëm dy vjet më parë në kishën katedrale të Shën Gjergjit në Korçë, nga eksarkët patriarkalë, Imzot Kisi dhe Imzot Jerotheu.
Kështu, për herë të parë pas 500 vjetësh robërie, pas Gjergj Kastriotit, një shqiptar i krishterë bëhej kryetar i shtetit, simbol i bashkimit kombëtar, pa dallim feje, i pranuar nga të gjithë.
Nuk mund të thuhet se Imzot Noli dhe qeveria e tij ishin ideale, por ato bën një kapërcim historik, duke i dhënë të shtyrën më të rëndësishme mbeturinave të sistemit otoman, që ende kishin në dorë jetën e vendit.
Në kuadrin e këtij përvjetori, morën emrin e Imzot Nolit Universiteti i Korçës, një shesh në Tiranë etj., dhe u organizuan mjaft veprimtari në të gjithë vendin.
* * *
Më 24 maj në Elbasan u zhvillua një kolokium i organizuar nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, i titulluar “Rënjët historike të tolerancës fetare në vendin tonë”, në të cilin mori pjesë edhe sekretari i KOASH, z. Aleko Dhima.
* * *
Nga 25-29 maj 1994, në Cartiny të Gjenevës (Zvicër), Këshilli Botëror i Kishave (W.C.C.) organizoi një konferencë me përfaqësues të Kishave nga shumë vende të Evropës. Në këtë konferencë mori pjesë edhe Kisha jonë Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Qëllimi i kësaj konference ishte: “Të gjenden rrugë e mjete të nevojshme për të nxitur dhiakoninë sociale, sidomos në nivelin lokal.”
U shkëmbye përvoja lokale dhe nga sejcili u bë një paraqitje e vështirësive sociale, ekonomike, si dhe e pengesave të shumta që basin Kishat në disa vende. Një nga çështjet që u theksua më shumë ishte ajo, që Kishat lokale duhet të ngrenë zërin për problemet që shqetësojnë shoqërinë, si: papunësia, varfëria, emigracioni, fëmijët e rrugëve, shkeljet e të drejtave të njeriut etj., si dhe të japin kontributin e tyre. Propozimet e sugjerimet do shtrohen në Konferencën Pan Europiane që do të mbahet së shpejti.
* * *
Me ftesë të Komisionit Organizator të Kongresit Vjetor të mjekëve të Greqisë, Kryepiskopi Anastas, anëtar korrespondent i Akademisë së Greqisë, mbajti ligjëratën kryesore të ditës së mbylljes së Kongresit, që është aktiviteti më i madh shkencor i botës mjeksore të Greqisë dhe mbledh mbi 1000 doktorë të shquar.