EmailFacebookKontakt

Dekorim i madh nderues i Kryepiskopit Anastas

Në ceremoninë festive të Kryqit të Kuq të Greqisë, që u zhvillua në sallën e Shoqatës Arkeologjike të Athinës më 16 Maj 1994, Presidenti i Institucionit z. A. Martini i dorëzoi Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë Imzot Anastasit Kryqin e Artë me degë të artë dafine (dekorata më e lartë që jep Kryqi i Kuq i Greqisë) “për shërbimet që i jep Kishës, popullit të Shqipërisë, orthodhoksisë në përgjithësi dhe për kontribut në avancimin e miqësisë të dy popujve fqinjë”.