EmailFacebookKontakt

Sa u pagëzuat me Krishtin

“Sa u pagëzuat me Krishtin”

Të Shtunën e Madhe të Pashkës u pagëzuan nga Kryepiskopi Anastas 38 besimtarë të moshave të ndryshme

“…pagëzoni në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit të Shenjtë”. Këto tha Zoti Iisu Krisht kur iu shfaq nxënësve pas Ngjalljes. E Shpirti i Shenjtë megjithëse kanë kaluar gati 2000 vjet, mbush zemrat e të gjithë atyre që besojnë.

“Sa u pagëzuat me Krishtin, me Krishtin u veshët, Aleluia” Tingujt e këtij himni mbushën mjediset e kishës së Ungjillëzimit në të Shtunën e Javës së Madhe. Pas një kursi 6-javor mësimesh katekizmi, nga Kryepiskopi Anastas u pagëzuan 38 besimtarë e besimtare të moshave të ndryshme. Pagëzimi i tyre u krye në pagëzimoren e re, të sapombaruar, në një nga mjediset e kësaj Kishe. (Edhe këtë vit në Kishën tonë, si edhe në gjithë kishat orthodhokse të botës, u zhvillua riti tradicional i pagëzimit në Javën e Madhe). Po kështu, gjithë kësaj Jave pati dhe pagëzime të djemve dhe vajzave të moshave më të vogla, që marrin pjesë në kurset e katekizmit që zhvillohen në Kishën Orthodhokse të Ungjillëzimit të Hyjlindëses.

Kristina Hanxhari