SHBA
“International Orthodoks Christian Charities”, organizëm ndërorthodhoks amerikan për ndihmën humanitare, publikoi raportin e tij të aktivitetet për vendet e Europës Qëndrore dhe ish-BS. Kështu 100 tonë ushqime të mbledhura nga kjo organizatë u dërgua në dimër në Tuzla dhe Sarajevë, e po kështu, janë shpërndarë edhe ilaçe për spitalet dhe jetimoret e Bosnjës etj.
Në Rusi veprimtaria është zhvilluar sipas dy boshtesh: shpërndarje e një ndihme ushqimore, me vlerë totale 11 milionë dollarë, drejtuar 400 mijë personave banues në Moskë dhe 7 rajone rrotull saj, dhe e dyta, mbështetje një spitali në Moskë, të administruar nga Kisha, që kuron veçanërisht personat më pa përkrahje.
Bukuresht
Kisha Orthodhokse e Rumanisë ka shprehur pranë Vatikanit shqetësimin përpara qëndrimeve të Kishës uniate, që, sipas saj, dëmton raportet orthodhokso-katolike.
Në një letër të sekretarit të Sinodhit të Shenjtë, episkopit Theofan, kardinalit Eduard Kasidy, President i Këshillit Pontifikal për unitetin mes të krishterëve, Kisha Orthodhokse Rumune vë në dukje reagimet negative të hierarkisë uniate, që i kundërvihet përcaktimeve të dokumentit të Balamandit (qershor 1993), e po kështu, edhe përcaktimeve të takimeve të mëparshme.
Teksti final i Balamandit njeh që “uniatizmi nuk mund të jetë i pranuar, as si metodë për t’u ndjekur, dhe as si model bashkimi”. Në letër vihet në dukje edhe se po përgatiten në Romë dhe Rumani disa qindra priftërinj uniatë, gjë që tejkalon ndjeshëm nevojat e rreth 230 000 besimtarëve uniatë rumunë dhe të cilët në të ardhmen do të jenë një ushtri e vazhdueshme në shërbim të proselitizmit mes orthodhoksëve.
(Marrë nga SOP)