Fort të lumturit Anastas Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.
Hirësia Juaj,
Me këtë letër Pashke vijnë përshëndetjet e mia personale që kjo periudhë e shenjtë të ndriçojë e të interpretojë errësirën e jetës sonë bashkëkohore. Të rrethuar nga aq shumë thyerje, apati, dhe vdekje falenderojmë Perëndinë që ngjalli Iisu Krishtin së vdekurish. Ai të cilin e zgjodhi Perëndia të marrë natyrën tonë njerëzore, u ngrit në lavdi që edhe natyra jonë njerëzore të mund të kurorëzohet edhe vetë në dashurinë e përjetëshme dhe bekimin e Perëndisë. Në Ngjalljen e Tij, Iisui qe i pari dhe i përsosur i besimit tonë. Ai ishte fillimi i Ngjalljes së të vdekurve. Në këtë të vërtetë premtimi i dhënë gjithë njerëzimit është i vulosur.
Lufta jonë për të gjetur unite tin i cili është vullneti i Zotit mban të njëjtat shenja të vdekjes dhe të jetës. Nga ana tjetër jemi të trishtuar nga disuniteti dhe ndarja e cila tall pajtimin që Krishti na ofron të gjithë neve. Por përvoja ime më jep gjithashtu shpresë. Ka një vullnet të mirë të madh dhe shenja të qarta se të krishterët punojnë nga një pagëzim i përbashkët në Trininë e Shenjtë të afirmojnë njëri-tjetrin si vëllezër dhe motra më Krishtin.
Gjithë këto përjetime na kujtojnë se Ngjallja e Krishtit qe vetëm fryti i parë i Ngjalljes së premtuar gjithë njerëzimit. Unë shpreh falenderime për shenjat e vazhdueshme të besnikërisë së Perëndisë në premtimin e Tij dhe për gjithë hirin që na është dhënë të gjithë neve për të jetuar jetën e Ngjalljes. Lutem veçanërisht këtë kohë për të krishterët kudo, në veçanti për Kishën e Perëndisë aty ku ajo vuan për besimin e vet. Lutem gjithashtu me Ju që të gjithë ne në Kishën e Perëndisë të mund të qëndrojmë besnikë në premtimin e lavdishëm me të cilin jemi lindur.
Juaji përgjithmonë
+ Xhorxh i Kanterburit