EmailFacebookKontakt

Mesazh urimi Pashke – Patriku i Antiokisë

Nr. Prot. 215

Fort i Shtrenjtë Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë,

Fort i Shtrenjtë dhe i dashur vëlla më Krisht Perëndinë dhe bashkëmeshtar i Modestisë sime, Zoti Anastas. Fortlumturinë Tuaj vëllazërisht përqafojmë dhe përshëndesim pasur.

…Me përshëndetjen e gëzueshme “Krishti u Ngjall!” duke thirrur, dhe duke përqafuar me përqafim të shenjtë ngjalljeje Fortlumturinë Tuaj dhe bashkë me të gjithë Kishën i lutemi Perëndisë së Ngjallur të mbrojë dhe të mbulojë të gjithë ju dhe në përgjithësi të gjithë Kishën e vuajtur Orthodhokse…

Për festën e gëzueshme emërore të Fortlumturisë Tuaj Fort të dashur i dërgojmë asaj shumë dashuri, urime përguese dhe përshëndetje. Zoti Perëndi i shtoftë vitet, duke falur shëndet, duke forcuar dhe fuqizuar Fortlumturinë Tuaj për të mirën e Kishës fort të Shenjtë të Shqipërisë dhe për përsosje shpirtërore të grigjës që ju është besuar.

Duke përqafuar dhe puthur Fortlumturinë Tuaj, me puthje të shenjtë me Krishtin e ngjallur, mbetemi vëlla i dashur i Fortlumturisë suaj më Krishtin e ngjallur.

I Antiokisë
+ Egnati IV

Damask, Pashkë e Shenjtë 1994