Nr. Prot. 407
Kryepiskopi Anastas, me rastin e Pashkës, sipas traditës shkëmben mesazhe me të gjithë Primatët e Kishave Orthodhokse, si edhe me ata të Kishave të mëdha të krishtera. Po botojmë mëposhtë disa prej tyre.
Fort i lumtur Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, më Krisht Perëndinë, fort i shtrenjtë dhe i dashur vëlla dhe bashkëmeshtar i Modestisë sime, zoti Anastas, Fortlumturinë tuaj fort të respektuar vëllazërisht më Zotin përqafojmë dhe përshëndetim pasur ta përqafojë atë me një Ditë të re, të paperënduar, Ditën e Perëndisë që buron nga Varri i Tërëshenjtë dhe Jetëdhënës i Shpëtimtarit të Ngjallur të shpirtrave tanë.
Dhe ja, sërish ndriçoi dita shpëtimtare për mbarë njerëzit, e Ngjalljes së vdekurish të Zotit tonë Iisu Krisht, fillimi i Ngjalljes së të vdekurve dhe denjësimi i jetës; kështu Shpëtimtari ynë “shkeli vdekjen me vdekje” dhe të vdekurve e gjithë neve jetë na fali, të tanishmen dhe të ardhshmen.
Duke kremtuar përsëri edhe sivjet “Panairin e panaireve” të krishterët orthodhoksë, në gëzim të pathirrur adhurojmë Zotin e ngjallur, jetëdhënës e njëkohësisht mbështesim shpresat dhe aspiratat tona për t’i falur njerëzimit që vuan dhe mundohet në disa rajone nga të gjitha llojet e situatave dhe çrregullimeve, qofshin këto luftra shqetësime, gjakderdhje paqen, dritën e gëzimin e Tij, që u shpalli grave miraprurëse menjëherë sa u ngrit prej varrit.
Kisha jonë e Shenjtë Orthodhokse, duke jetuar misterin e Kryqit dhe duke qëndruar në krah të popullit të vet gjithmonë, por veçanërisht sot, thërritet të japë dëshminë e Krishtit të ngjallur vazhdimisht në lutje dhe falje, që të mund të përcjellë predikimin e Tij dhe shpresën tek ata që janë afër dhe ata që janë larg, duke trasmetuar mesazhin e paqes, të mirat, shpëtimin e të uriturve e të eturve për drejtësi dhe të vërtetë.
Fort i lumtur dhe i nderuar vëlla, detyra dhe përgjegjësia jonë si udhëheqës orthodhoksë në kohët e tanishme, që duke pasuar gjurmët e Atij që u gozhdua në Kryq të predikojmë Ungjillin e Ngjalljes së Tij, duke ndriçuar shpirtrat e popujve tanë dhe më gjerë me dritën e Ngjalljes, që rrezatimi i kësaj drite të shkëlqejë në horizontin e njerëzimit dhe ta përqafojë atë me një Me këto mendime duke mbështetur në Vullnetin e pazbulueshëm të Zotit, gjithë shpresën tonë për të nesërmen, festojmë Pashkën e Tij shpëtimtare e duke komunikuar me ndjenja dashurie të thellë nderimi dhe gëzimi me Fortlumturinë Tuaj eminente dhe fort të dashur, i urojmë asaj, klerit të devotshëm të saj dhe popullit të zgjedhur që Hiri i Atij që u Ngjall të jetë i pasur dhe duke ju përqafuar me puthje Pashke mbetemi vëlla i dashur më Krishtin i Fortlumturisë Suaj të nderuar.
I Kostandinopolit
+ Vartholomeu I
Pashkë e Shenjtë 1994