Të martën e ndritshme, pas Pashkës së Shenjtë, Kryepiskopi kreu Liturgjinë Hyjnore në Kishën e hijshme të ShënePremt-es në Kodrën e qytetit të Kavajës. Si për nga vetë fakti se festimi i kësaj të kremteje është tradicionale për banorët e Kavajës ashtu edhe nga prania e Kryepiskopit, pjesëmarrja e besimtarëve ishte e papërshkrueshme. Mjedisi i Kishës të ShënePremt-es, i shenjtëruar nga prania e ikonave murale qindravjeçare, i ngjante një oazi jete të dëshiruar nga të gjithë.
Predikimi i Kryepiskopit si edhe e gjithë atmosfera lutëse e besimtarëve, qenë festive, karakteristike për periudhën e Pashkës. “Krishti u Ngjall” dhe çuktija e vezëve vazhdoi edhe për shumë kohë pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore.