EmailFacebookKontakt

Do të rikonstruktohet Kisha e Shën Thomait

Në praninë e qindra e qindra besimtarëve, që mbushnin edhe mjedisin përpara kishës, më 8 maj, të Dielën e Shën Thomait, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, celebroi Liturgjinë Hyjnore në Kishën e rrënuar të Shën Thomait, në Berat.

Kjo kishë ka një histori të veçantë, sepse në vitin 1982, me gjithë kundërshtimet e banorëve, u dogj gjatë xhirimeve të një filmi të Kinostudios, për t’i dhënë “sfond” një kuadri të çlirimit të qytetit. Ndaj, rikonstruksioni i saj, i cili do të bëhet së shpejti, me fondet e KOASH, merr edhe një ngarkesë simbolike, dhe u prit me gëzim nga besimtarët beratas.