Mbas pengesave e shpifjeve që cënuan festimin normal të Pashkëve të sivjetshme, në një kohë që të tjerë besimtarë festojnë të gëzuar celebrimet e fesë së tyre, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë pësoi një sulm tjetër të rëndë në Radiotelevizion, në emisionet informative të datës 20 maj, në personin e Kryepiskopit Anastas. Sërish nën emrin e Komitetit fantazëm të ashtuquajtur të “Mbrojtjes së Autoqefalisë”.
Kujtojmë se KOASH është një institucion kanonik, me një strukturë të rregullt të zgjedhur, me në krye Kryepiskopin e saj, të njohur nga e gjithë bota e krishterë dhe si e tillë nuk njeh asnjë shoqatë të krijuar jashtë Radiotelevizionit nga një përfaqësi e gjerë besimtarësh, së bashku me Përfaqësuesin e Përgjithshëm Arkieratik të Këshillit të Përgjithshëm të KOASH, At Jani Trebicka, por u injorua plotësisht prej këtij institucioni, që e ka të detyruar me ligj paanshmërinë (Protesta të tilla iu dërguan RTV edhe nga Kishat Dioqezat e tjera të Shqipërisë, por pësuan të njëjtin fat – nuk u transmetuan).
2. Përsa i përket personave të përmendur në deklaratën e të ashtuquajturit “Komitet”, sqarojmë se zoti Nikollë Marku (i martuar dhe me fëmijë), nuk plotësoi dot as kriteret për t’u bërë dhjakon e la shkollën, ndërsa tani, paradoksalisht, na delka, as më shumë e as më pak, si “kandidat për peshkop”. Sa për zotin Arjan Koja, ai ka dy vjet që ka braktisur Seminarin Teologjik të Durrësit, dhe asnjëherë nuk është shtruar si kandidat për hirotonisje, pasi kryerja e kësaj shkolle është kushti minimal për t’u bërë klerik i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
3. Së fundi, na vjen keq që Shoqata e të Persekutuarve përzihet në këto lojëra të errëta, që nuk përkojnë me rolin e saj.
Tiranë, 20 maj 1994
KOASH