EmailFacebookKontakt

Takim i organizatës së Rinisë Orthodhokse të Ballkanit në Bullgari

Nga data 24-27 mars u mbajt në Sofie, në qendrën Pozitano të rinisë orthodhokse Bullgare mbledhja e Bordit të OROB. Qëllimi ishte detajimi i programit për vitin 1994. Projektidea për këtë program u hodh vitin e kaluar dhe përmban veprimtari të ndryshme, si pelegrinazhe, vizita në manastire, njohje më të thellë të ikonografisë, muzikës bizantine, nga ekspertë të këtyre degëve, ndarje përvoje në tema teologjike dhe shpirtërore dhe gjithashtu aktivitete shoqërore, siç janë kampe pushimi verore në Greqi apo Rumani etj.

A. Nikolla.