EmailFacebookKontakt

Smira dhe shpifja janë gjendje mëkatare demonike

Zëri i etërve të shenjtë në botën moderne

Smira dhe shpifja janë gjendje mëkatare demonike

Shën Joan Gojëarti:

– “Asgjë nuk i ndan dhe nuk i përçan njerëzit nga njëri-tjetri më shumë se smira dhe shpifja. Ajo është sëmundje e frikshme e shpirtit; pasion i tmerrshëm, për të cilin nuk ekzistojnë justifikim dhe ndjesë; është mëkat i madh, shumë më i keq se kopracia; rrënja e të gjitha të këqiave. Sepse, ndërsa kopraci kënaqet kur merr vetë diçka, në të kundërtën, smirëziu kënaqet kur tjetri nuk merr gjë, duke konsideruar fatkeqësinë e të tjerëve si gëzim të tij. A është e mundur të ekzistojë çmenduri më e madhe se kjo?”

***

“Ashtu si derri që zhgëryhet në llucë, ashtu siç gëzohet djalli me difektin tonë, ashtu edhe njeriu smirëzi gëzohet dhe kënaqet për të këqiat që i gjejnë të afërmin e tij. Nëse bashkënjeriut të tij i ndodh ndonjë gjë e papëlqyer, smirëziu lehtësohet dhe merr frymë, sepse fatkeqësitë e të tjerëve i konsideron kënaqësi të tij dhe të mirat e të tjerëve si dështime të tij. Ashtu si brumbujt ushqehen me pleh, kështu edhe njerëzit smirëzinj ushqehen me fatkeqësitë e të tjerëve, bëhen kundërshtarë dhe armiq të vërtetë të natyrës njerëzore.”

***

– “Mos përgojo kurrë, asnjeri, për të mos ndotur veten tënde. Mos përziej dhe mos mbruj papastërti të njerëzve të ndyra me baltë, por thur vazhdimisht kurora trëndafilash, zambakësh dhe lulesh të tjera erëmira pranverore për çdo bashkënjeriun tënd. Bëhu fjalëmirë dhe lavdërues i të gjithëve. Mos nxirr plehëra neveritëse erëkëqia nga goja jote porsi brumbujt. Fatkeqësisht të tillë janë shpifësat dhe njerëzit gojëkëqinj, të cilët janë të parët që provojnë ngojimin e tyre erëkeq në dëm të bashkë-njerëzve të tyre”.

***

Ava Nili

– “Smira është: veshja e krenarisë, lakuriqësia e përulësisë, rrënja e thashethemit, xhelozia e lavdërimit, hipokrizia e miqësisë, dhelpëria e guximit, armiqësia e dashurisë, dredhia e suksesit, përqeshja tallëse e të lavdëruarve, shikimi i shtrembëruar i syve”.