Nektar shpirtëror
Ava Makarios Egjiptiani tha:
“Duke ecur dikur në shkretëtirë, gjeta një kafkë të vdekuri, të hedhur përdhe. Pasi e lëviza me degën e dafinës kafka më foli, dhe unë i them: “Kush je ti?” Kafka m’u përgjigj: “Unë isha prift i idhujve dhe i paganëve që kishin mbetur tek ky vend. Dhe ti je Makarios që ke Shpirtin e Shenjtë brenda teje. Kur ti mëshiron ata që janë në Ferr dhe lutesh për ta, atëherë gjej një farë ngushëllimi”. Atëherë i thashë: “Çfarë është ngushëllimi dhe çfarë është Ferri?” Dhe m’u përgjigj: “Aq sa është distanca e qiellit nga dheu, aq është edhe zjarri që djeg poshtë nesh; qëndrojmë pra brenda në zjarr që nga këmbët e deri tek koka; dhe nuk mund të shohim njëri-tjetrin fytyrë më fytyrë. Por kurrizi i njërit është i ngjitur me të tjetrit. Pra, kur ti lutesh për ne kemi mundësinë të dallojmë disi fytyrën e njëri-tjetrit. Ky është ngushëllimi.” Dhe atëherë qava dhe thashë: “A ka vuajtje më të keqe?!” Dhe kafka më thotë: “Vuajtja më e keqe është nën nesh.” “Dhe kush është aty?” – e pyes.
“Ne, – më përgjigjet kafka, – gjejmë një farë mëshire, për arsye se nuk e njihnim Perëndinë. Por të gjithë sa e njohën dhe e mohuan dhe nuk bënë vullnetin e Tij janë poshtë nesh”. Dhe atëherë e mora kafkën dhe e varrosa.”