EmailFacebookKontakt

Deklaratë (për sulmin terrorist në Peshkëpinë e Sipërme)

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

DEKLARATË

Marrim pjesë në dhimbjen e thellë që shkaktoi sulmi terrorist ndaj njerëzve të pafajshëm në Peshkëpinë e Sipërme dhe u shprehim me gjithë shpirt ngushëllimet tona familjeve të viktimave. Ndërgjegjja e krishterë është vendosmërisht kundër veprimeve terroriste dhe i dënon ato. Shpresojmë dhe lutemi që e vërteta të dalë sa më shpejt dhe plotësisht në dritë, të zbulohen fajtorët, të ngarkohen përgjegjësitë, siç imponon e drejta, por edhe të intensifikohen përpjekjet për stabilizimin e paqes në rajonin tonë.

Tiranë, 11.4.1994

+ Anastas
Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë