EmailFacebookKontakt

Greqi – Vizita e Kryepiskopit të Kanterburit

Në muajin shkurt Primati i Kishës Anglikane, Kryepiskopi i Kanterburit, Lordi Dr. George Leonard Carey, bëri një vizitë në Kishën Orthodhokse të Greqisë. Qëllimi i vizitës ishte ringrohja e marrëdhënieve tradicionalisht të mira midis Kishës Anglikane dhe Orthodhoksisë por që kohët e fundit jetuan një ftohje për arsye dogmatike, më kryesore ndër të cilat ishte vendimi i Kishës Anglikane për të hirotonisur gra në klerikë.