Që nga janari Kisha Orthodhokse e Belgjikës disponon ciklin e vet të emisioneve në të dy radiot shtetërore: RTBF, që i drejtohet komunitetit frankofon dhe BRTN, për komunitetin valon. Këto emisione i lejojnë Kishës Orthodhokse beige, të njohur zyrtarisht nga shteti që nga viti 1985, të afirmojë prezencën e saj dhe t’i përgjigjet nevojave shpirtërore të një komuniteti të vlerësuar rreth 35 mijë besimtarë.
Transmetimet, të titulluara “Orthodhoksi”, janë realizuar nga një grup klerikësh e laikësh orthodhoksë, dhe përbëhet nga emisione me zgjatje prej gjysmë ore.