EmailFacebookKontakt

Kanë thënë…

Paskal (1623-1662)

“Vetëm Krishti mund të zgjidhë dramën njerëzore. Humnera e pafund e shpirtit nuk mund të mbushet, veçse vetëm me Perëndinë. E mirë jashtë Perëndisë nuk egziston. Zemra e njeriut nuk mbushet në qoftë se nuk mbërrin në fronin e Perëndisë. Asnjeri nuk është i lumtur sa i krishteri i vërtetë. Pa Krishtin dhe Shkrimin e Tij asgjë nuk mundohemi ta njohim saktë. Mbetemi në errësirë dhe në konfuzion.

O njerëz, më kot kërkoni lumturinë tuaj brenda vetes suaj, larg nga Perëndia. Mendjemadhësia juaj nuk ju lë të besoni te Perëndia. Nuk ju mungojnë prova që të besoni tek Perëndia, por pastërti zemre. Kthehuni tek Krishti që të shpëtoni”.

Ainshtain:

“Shkenca pa Perëndi është invalide”

Pastër:

“I falem Perëndisë gjatë punimeve të mia në laboratorin tim”.

Darvini:

(Në librin e tij: “Mbi prejardhjen e llojeve”:)

“Zhvillimi është rezultati i ligjeve që vendosi tek natyra Krijuesi”.

Dostojevski:

Ateistë, në thelb nuk egzistojnë. Perëndia është jetësim personal. Eshtë kërkimi dhe jetësimi i dashurisë, i së vërtetës dhe i lirisë.

Sa më shumë dashuri të keni, aq më shumë do të bindeni për egzistencën e Perëndisë.