Ne Kolektivi i kopshtit nr. 3 të qytetit të Elbasanit, me rreth 175 fëmijë dhe personel 9 edukatore e punëtore, jemi gëzuar shumë nga akti human i ndihmës materiale, mjete pune dhe lodra për fëmijët nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Kjo ndihmë plotësoi disi nevojat për punën tonë me fëmijët dhe për këtë i jemi mjaft mirënjohëse grupit të ndihmës. Përfitojmë nga rasti të falenderojmë dhe t’i urojmë nga zemra jetë të gjatë Kryepiskopit Anastas.
Me respekt e nderime
Personeli i kopshtit nr.3 Pavlina Dedja, Luiza Çullhaj, Dhoksi Manushi, Sanije Kasa, Marianthi Kromidha, Henerieta Curri, Vera Niçe, Silvana Grabocka, Emine Përroi.