EmailFacebookKontakt

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë u pranua në Këshillin Botëror të Kishave

– Kryepiskopi Anastas nga tribuna e Këshillit Botëror të Kishave thekson:

Komiteti Drejtues i Këshillit Botëror të Kishave, në seancën plenare të ditës së parë (20 janar), votoi unanimisht për pranimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në KBK.

– Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, – këtë theksoi në përshëndetjen e tij Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, ka qenë e angazhuar në Lëvizjen Ekumenike që përpara Luftës II Botërore dhe po të mos e kishte ndërprerë lidhje persekutimi ateist komunist, me siguri ajo do të kishte qenë ndër themeluesit e Këshillit Botëror të Kishave më 1948.

Pasi foli për gjendjen e sotme të KOASH, Kryepiskopi Anastas theksoi, gjithashtu, faktin se, pa-varësisht se është një ndër kishat më të varfëra të Këshillit Botëror të Kishave, KOASH është me të vërtetë Kisha e Ngjalljes, që përbën një faktor të përhershëm bashkëpunimi harmonik, pajtimi dhe paqeje, me pjesëmarrje të gjallë në shqetësimet sociale, për ndërtimin në Shqipëri të një shoqërie të drejtësisë, të lirisë dhe dashurisë.

KOASh po bën të gjitha përpjekjet e mundshme të bashkekzistencës paqësore të komuniteteve fetare në rajonin e trazuar të Ballkanit dhe merr pjesë gjallërisht në dialogun ndërfetar botëror.

– Komiteti Drejtues i KBK i zhvilloi punimet nga 20-28 janar në Qendrën Konferenciale Eskom midis qyteteve Johanesburg dhe Pretoria.