Me rastin e përvjetorit të vdekjes
Përshpirtje për Skënderbeun
Të dielën, 16 dhjetor, 1992, në Kishën e Ungjillëzimit u bë një përshpirtje me rastin e 526-vjetorit të vdekjes së heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut (17 janar 1468).
Në fund të kësaj përshpirtjeje, teologu Dhimitër Beduli, u foli besimtarëve të pranishëm për figurën e heroit dhe rolin e tij si kampion i mbrojtjes së krishtërimit evropian dhe e kujtoi atë si simbol bashkimi e vëllazërimi.