EmailFacebookKontakt

Kryepiskopi feston vitin e ri me besimtarët korçarë

Korçë
Kryepiskopi feston vitin e ri me besimtarët korçarë

Gjatë janarit, të kremten e Rrethprerjes së Zotit Iisu Krisht, të Shën Vasilit të Madh dhe të Vitit të Ri, Kryepiskopi Anastas e festoi me besimtarët korçarë si me shërbesat ashtu dhe me takimet dhe vizitat.

Më 31 dhjetor herët paradite shumë besimtarë u mblodhën spontanisht gjatë vizitës së Kryepiskopit në kishën e re të Shën Triadhës, ku u kënduan psalme dhe u shkëmbyen urime. Në mbrëmjen e po asaj dite në një nga sallat e muzeut të artit mesjetar ish-kisha e Burimit Jetëdhënës u zhvillua shërbesa e mbrëmësores.

Ndërsa më 1 janar paradite besimtarët korçarë e nisën vitin të ri me Liturgjinë Hyjnore që kreu Kryepiskopi Anastas së bashku me gjithë priftërinjtë edhe dhiakonët e Korçës. Gjithashtu Kryepiskopi ndau gëzimin e Vitit të Ri me familje besimtarësh orthodhoksë, si dhe vizitoi kishat e reja të porsandërtuara, pothuaj gati për përurim, të Bilishtit dhe të Maliqit.

Ndërsa me 2 janar të Dielën para Ujit të Bekuar Kryepiskopi kreu Liturgjinë Hyjnore në Kishën e Pogradecit. Krahas pjesëmarrjes së madhe të besimtarëve mund të veçojmë korin interesant të fëmijëve.

Korresp. i “Ngjalljes”