EmailFacebookKontakt

Kremtim i dyfishtë i Krishtlindjes

Shkodër
Kremtim i dyfishtë i Krishtlindjes

Festimi i Krishtlindjes në Shkodër ka veçantinë e një kremtimi të dyfishtë. Më 25 dhjetor, si shumica dërmuese e besimtarëve orthodhoksë të Shqipërisë, dhe me 7 janar, për ata që e festojmë sipas kalendarit të vjetër. Liturgjitë u mbajtën nga at Justini dhe dhiakon Aleksandër Petani.

Të dy herët u kremtua në një sallë të Qendrës Kulturore të Fëmijëve, pasi nuk u lejua të përdorej salla e Shtëpisë së Oficerëve, ndërtuar mbi vendin e Kishës së vjetër orthodhokse të qytetit, për ngritjen e së cilës ende nuk po na jepet trualli, megjithëse ajo u shkatërrua e para. Kështu që, festime të tilla, janë të rralla për besimtarët orthodhoksë të Shkodrës.

Luiza Vujoshi