EmailFacebookKontakt

Ditë gëzimi

Gjirokastër
Ditë gëzimi

Festa e Krishtlindjeve, së bashku dhe ajo e Vitit të Ri, u dhanë mundësi besimtarëve orthodhoksë që veç lutjes tek Zoti për lindjen e shpresës së vërtetë tek çdo zemër njeriu edhe të kujtojnë traditën e lashtë, që lidhet me festimin e këtyre ditëve dhe që nuk ka ndryshime të mëdha midis fshatrave pavarësisht përkatësisë kombëtare. Klori i kishës së fshatit Dervician, të dy ditët festive, vizitoi autoritetet e qytetit dhe të rrethit të Gjirokastrës dhe këndoi psalme që tradicionalisht këndohen për ardhjen e Krishtit në Tokë dhe për fillimin e Vitit të Ri.

Të mbushura ishin kishat edhe ditën e Bekimit të Ujit. Nëpër fshatrat, ku nuk pati mundësi të kryhet bekimi, anëtarë të këshillave fetare sollën nga fshatrat fqinje Ujin e Bekuar për ta shpërndarë në vazhdim tek familjet.

Gëzimin nëpër familje edhe këtë vit e shtoi fakti i kthimit të shumë djemve, por edhe prindërve, që përkohësisht ndodhen të punësuar në Greqi. Pikërisht të kthyerve, por dhe mjaft të tjerëve, ditët e mëdha të krishtërimit u “kujtuan” detyrimet e çdo besimtari orthodhoks; atë të pagëzimit të fëmijve, të kurorëzimit të më të mëdhenjve.

Orfea Beci