EmailFacebookKontakt

Festivali i 5të i Rinisë Orthodhokse

Një numër i madh të rinjsh të 15 vendeve të Evropës, Lindjes së Mesme dhe Amerikës morën pjesë nga 21 – 27 gusht në festivalin e organizuar nga Sindesmos, Federata Botërore e Rinisë Orthodhokse. Ky aktivitet u zhvillua në Maisons Laffitte (Yveline), pranë Parisit.

Festivali, me temë “Drita e jetës shkëlqen para njerëzve”, ishte dhe rasti për të festuar 40 vjetorin e themelimit te Sindesmos, me 1953.

Festivali pati disa referate e më pas diskutime në grupe, mbi tema të ndryshme, si synimet e misionit dhe dëshmisë orthodhokse sot, të jetesh dhe të lutesh në botën moderne, roli i Rinisë Orthodhokse në botë dhe sheqeri etj.

U zhvilluan gjithashtu edhe vizita në kishat orthodhokse të Parisit dhe në Institutin e Teologjisë së Sant Serge.