– Meshë me rastin e 21-vjetorit të hirotonisjes episkop të Fortlumturisë së Tij Anastasit –
21 vjet më parë Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas, hirotonisej me titullin fort të nderuar të episkopit të Andrusës. Po atë vit, edhe Drejtor i Përgjithshëm i “Dhiakonisë Apostolike” të Kishës së Greqisë, dhe profesor në Universitetin e Athinës, ku më vonë do të ishte edhe Dekan i Fakultetit Teologjik, për merita të shquara shkencore.
Me këtë rast, në kishën e Manastirit Fort të Hirshëm të Ardenicës (që na jepet herë pas herë “borxh”, duke qenë një vend i shenjtëi Kishës sonë Orthodhokse Autoqefale), të premten, më datë 19 nëntor, u bë një Meshë Hyjnore, me pjesëmarrjen e studentëve e profesorëve të Shkollës Teologjike – leratike të Durrësit. Gjatë kësaj ceremonie u bë edhe hirotonisja nga Kryepiskopi Anastas në dhiak, e Athanas Papës, nga Këmishtaj i Lushnjës.
Në fund të gjithë të pranishmit i uruan Fortlumturisë së Tij jetë të gjatë dhe punë të suksesshme apostolike, dhe e falënderuan për atë çka ka bërë deri më sot për Kishën Oorthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, që ajo të forcohet e të ecë përpara kurdoherë, për të zenë vendin e saj të merituar përkrah kishave motra orthodhokse.
Korresp. i “Ngjalljes”