Eshtë viti i dytë që nga rrethi i Elbasanit frekuentuan pikat e pushimit për fëmijë në Greqi, fëmijë orthodhoksë të Lidhjes së Nënave Kristiane Orthodhokse “Dashuria”.
Eshtë kënaqësi e madhe që këta fëmijë kaluan ditë të gëzuara në kushte të mira jetese, e duke bërë shëtitje rreth Selanikut, Volosit, Athinës, vendeve piktoreske e të bukura të Greqisë.
Janë çaste të paharrueshme për fëmijët, njëkohësisht edhe për nënat, për të cilat dalja jashtë shtetit e fëmijëve të tyre do të mbetej veçse një ëndërr e parealizueshme. Nëpërmjet këtij shkrimi japim urimet e përshëndetjet më të ngrohta për shëndet e jetëgjatë Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit, njëkohësisht dhe at Justinit që me dëshirën e madhe për t’i ndihmuar dhe argëtuar fëmijët dhe familjet orthodhokse kanë fituar dashuri, respekte, urime të ngrohta miqësore prej tyre.
Me respekt
Pavlina Dedja, Iljana Kristo, Norka Leka, Elida Nosi, Lefteri Paço, Elena Nosi, Donika Paparisto, Marie Sharra etj.