EmailFacebookKontakt

Dy mijëvjeçarë qytetërimi të krishterë

I organizuar nga Instituti i Romës Angelico dhe nën patronazhin e Presidentit të Republikës Italiane Oskar Luigi Skallaro, u mbajt në Romë një forum Panevropian 3-ditor me temën: “Dymijëvjeçarë qytetërimi të krishterë”.

Morën pjesë delegatë nga shumë organizma dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare, nga ambasadat, ministritë dhe parlamentet e shumë shteteve evropiane si edhe delegatë nga Kishat Katolike, Orthodhokse dhe Anglikane.

Të 51 referuesit, personalitete të Kishës, të politikës, të kulturës, të arteve e të diplomacisë, erdhën nga 22 shtete të Evropës.

Merrte pjesë si i deleguar i Patrikanës Ekumenike Mitropoliti i Italisë Spiridhoni, i cili, në prezencë të Presidentit të Italisë Skalfaro zhvilloi temën “Orthodhoksia në Evropën e re”, duke vënë në dukje veçanërisht rolin e rëndësishëm që mundet dhe ftohet të lozë tradita Orthodhokse e etërve të Shenjtë lidhur me temën e bashkimit dhe të unifikimit të Evropës së re.

Nga ana Orthodhokse morën pjesë gjithashtu dhe referuan lidhur me këtë tematikë mitropoliti i Pragës Doroteu, Kryepiskopi i Finlandës Imzot, dhe protopresviten Trajan Vaidman nga Patrikana Ekumenike.