EmailFacebookKontakt

Besimi te jep perhere shprese

Kush thote se do te lexoj mbi Krishtin ka bere vetem hapat e para. Kush thote se kete muaj do te studioj mesimet mbi Krishtin, ka bere dicka me vlere, por kush vendos qe gjate gjithe jetes se tij do te perqendrohet ne Shkrimin e Shenjte qe te behet nxenes i Krishtit, ai ka per te qene sa me prane Tij.

Jeta dhe shembelltyra e Krishtit jane burim i pashtershem per edukimin dhe pastrimin e shpirtit. Ne to gjendet nje thesar shpirteror ku njeriu mund te gjeje mbeshtetje per formimin e tij nepermjet nje fuqie hyjnore aq te fuqishme sa t’i duket vetja e asgjeshme.

Iisui nepermjet shembelltyrave u shpjegonte Apostujve dhe popullit ne menyre te qarte e bindese tezat e Tij te perendishme. Por dhe jeta e Tij, keshillat e Tij duhen studjuar, interpretuar dhe pervetesuar, sepse fjala e Tij eshte e verteta, eshte shpresa, eshte jeta e perhershme.

Me emrin e Krishtit ushtari lufton ne llogore. Me emrin e Krishtit kirurgu fillon operacionet me te veshtira, gjykatesi merr vendimet me me pergjegjesi, sportisti ndeshet ne finale.

Le te shkeputim nga jeta e Shpetimtarit tone nje ndodhi, nga ku mund te nxjerrim mesime te moralshme, per jeten tone.

Ungjillor Marku (kreu 4) tregon se Iisui bashke me nxenesit po lundronin ne liqen. Papritur filloi nje stuhi dhe lundra po lekundej e po mbushej me uje. Iisui po flinte. Nxenesit u tremben dhe si e zgjuan i thane: Mesues, nuk shqetesohesh qe po mbytemi…? Iisui i tha eres e detit: ‘Qetesohu! Pusho!’ dhe liqeni u qetesua. Pastaj iu drejtua nxeneseve: Perse keni kaq frike? Perseri nuk besoni te pakten nje grime? Keto fjale jane thene shume vjet perpara, por ja, vjen nje moment dhe forca e tyre shumefishohet dhe merr nje fuqi te pallogaritur.

Ne jete njeriun jo rralle e ndjekin vuajtjet. Si lundra qe ndeshet me dallget, me eren, ashtu dhe njeriu lufton kunder vuajtjeve. Shpesh perplaset, shpesh fiton por jo rralle humbet besimin. Sa fuqishem ushton porosia qe ua la nxenesve te tij Iisui. Per cdo besimtar duhet te sherbeje si nje ballsam shpirteror thenia e Tij e cila duhet kujtuar ne cdo rast deshperimi. Dhe ja: Ne bote do te keni shtrengime, por duhet te beni zemer. Une e munda kete bote. Duke pervetesuar kete thenie dhe duke kujtuar ne momentet me te veshtira te jetes njerezit jane bere me kurajoze, u kane vene gjoksin veshtiresive.

Krishti renkoi duke mbajtur mbi supe kryqin drejt Golgothase. Po ashtu vuan dhe cdo njeri duke mbajtur mbi supe kryqin e tij, vuajtjet e jetes. Shembullin e vuajtjes dhe te durimit e dha vete Krishti, prandaj edhe ne nuk bejme perjashtim. Ne ndeshemi me vuajtje, humbasim njerezit e dashur, lengojme nga semundjet, deshperohemi nga hallet… Jo rralle shpirtin e kemi te renduar. Cdo gje i duket e kote, boshe. Te tilla jane shtrengatat e jetes… Ne keto caste humbasim durimin, besimin, shpresen, por menjehere forcohemi, fitojme besimin. Eshte feja ajo qe ka per mision te hyje ne disa nga labirintet e shpirtit tone, ku nuk mund te hyje asnje force tjeter dhe te na jape shprese, besim, optimizem dhe te na shpetoje.

Ja si e jep Davidi ne Psalmin 46 kete gjendje shpirterore: Perendia eshte strehimi yne i sigurt, ndihmesi sprovuar ne cdo rrezik. Prandaj s’kemi aspak frike dhe kur tundet toka dhe malet te fundosen ne det, kur te shungullojne dallget dhe malet te fillojne te dridhen Zoti i mbare botes eshte me ne. Cdo besimtar, se pari, duhet te kete besim te patundur. Besimi ne Krishtin e ben ate me te forte.

Ja si shprehet Shen Pavli (Let. Romakeve 18:13): I lutem Perendise, i cili me jep shprese qe t’ju mbushe me gezim dhe paqe me anen e besimit tuaj. Fjalet e Krishtit: ‘Qetesohu! Pusho!’ drejtuar eres dhe dallgeve shprehin fuqine supreme te Perendise. Ato duhet t’i kuptojme jo si veprime me permasa tokesore ne mrekullite qe kreu Krishti. Kurre nuk duhet te hutohemi sepse ne lundren tone kemi gjithmone Krishtin, kemi shpresen, fitoren. Ne nuk e shohim Ate, por Ai eshte gjithmone me ne. Perse shqetesohesh atehere o besimtar?!.. Ki besim tek Ai. Do t’ia dalesh mbane cdo gjeje me ndihmen e Tij. Nuk keni per te humbur ne kete liqen qe po lundrojme. Secili besimtar e ka provuar se ai qe beson me gjithe shpirt Krishtin, jeton me shprese e dashuri, ai kupton e ne shpirtin e tij ndodh nje ndryshim i thelle shpirteror.

Le te shkojme me tej. Besimi ne Krishtin te jep nje optimizem te fuqishem. Iisui tha: Prandaj po ju them: Mos u shqetesoni… jeta vlen me shume se ushqimi dhe pija dhe trupi me shume se veshja. Shikoni zogjte. Ata as nuk mbjellin, as nuk korrin dhe as nuk grumbullojne ushqim, por Ati juaj ne qiell e di mire se kemi nevoje per te gjitha keto.

Ballafaqohemi me nje optimizem qe na ofron Iisu Krishti, por qe duhet kuptuar drejt. Kjo s’do te thote qe ne s’duhet te mendojme thelle, te mos vrasim mendjen per jetesen tone. Jo. Ne asnje menyre. Ato fjale na japin shprese, na bejne te mos ligeshtohemi nga cfaredo vuajtje e jetes. Vete Perendia na ka dhene gjithe mundesite materiale e shpirterore. Trupi yne eshte dhurate e pacmueshme; truri me gjithe proceset e tij ben qe cdo njeri te mendoje, arsyetoje, gjykoje per te ecur ne nje rruge te drejte duke punuar e jetuar si nje kristian i ndershem. I gjithe optimizmi yne qendron ne aftesite e medha trupore e shpirterore qe Perendia i ka dhene njeriut, te cilat jane plotesisht te mjaftueshme per te kapercyer dallget e jetes duke u mbeshtetur gjithnje ne mesimet e Krishtit.

I dashur lexues! Nje i krishtere duhet se pari te njohe kristianizmin duke pasur besim te plote, duke qene optimist e plot shprese ne Zotin.

Vec ketyre Krishti na meson qe njeriu duhet te jete punetor, i papertuar, i shkathet dhe te shfrytezoje gjithe aftesite e tij. Le te sjellim shembelltyren e talantave dhe sherbetoreve. Ja se c’thote Iisui: Zoter q’u nis per rruge u ndau tre sherbetoreve te tij, te holla. Njerit i dha 5 talanta, tjetrit 2 dhe te tretit i dha 1, qe ata te punonin. Pastaj u nis. Kur u kthye i pari dyfishoi shumen, po ashtu dhe i dyti, ndersa i treti i fshehu parate dhe s’fitoi asgje. Si u paraqiten tek zotnia i treguan per punen e tyre dhe zoter i tha te parit: Shume mire, ti je njeri i mire dhe besnik. Po keshtu i tha dhe te dytit. Me ne fund i erdhi radha te tretit qe kishte marre 1 talante dhe s’kish fituar asgje. Ai tha: O Zot! Une e dija se ti je njeri i ashper. Ti korr ku nuk mbolle e mbledh ku nuk hodhe. Prandaj kisha frike dhe e kam fshehur paranen ne dhe. Ja, une po t’i kthej. I zoti iu pergjigj: Ti je dembel e pertac… Pse nuk e vure pasurine time ne banke… Merrjani pjesen e tij dhe jepjani atij qe ka 5 tallanta. Ne te verteten, atij qe s’ka (fituar) asgje do t’i merret edhe depozita me e vogel qe ka. E kete pertac nxirreni jashte ne terr, ku do te kete te qara e kercellim dhembesh.

Pra njeriu duhet te perpiqet te punoje pa pertim dhe do te fitoje sepse gjithnje ka ndihmen e Perendise.

Por duhet te kemi parasysh se ashtu si nxenesit e zgjuan ne barke nga gjumi ‘Mesuesin’ e tyre, ashtu duhet ‘ta zgjojme dhe ne’ Shpetimtarin tone duke bashkebiseduar me Ate, duke iu lutur. Ai do te na ndihmoje. Iisui tha: Ja, une jam me ju pergjithnje deri ne mbarimin e kesaj bote. A nuk mjafton ky premtim i Tij edhe per ty?

Pra mos u shqeteso. S’je vetem, ke gjithnje ‘Shpetimtarin e shpirtit tend’ prane teje.

Gaqo Baze