EmailFacebookKontakt

Mesazh solidarizimi i patrikanes ekumenike

PATRIKANA EKUMENIKE
Kryesekretaria e Synodhit te Shenjte e te Hirshem

KOMUNIKIM

Patrikana Ekumenike me anen e ketij mesazhi solidarizimi ndaj kishes Ortodhokse Autoqefale moter te Shqiperise, synon paqesimin dhe mirekuptimin sipas Perendise dhe u drejton te gjitha paleve thirrjen analoge.

Me kete solidarizim te sinqerte e prej zemre, Kisha Nene e Konstantinopojes deshiron te shprehe kenaqesite e saj te drejte per hapat kolosale qe jane kryer gjer tani me hirin e Perendise ne rindertimin e Kishes Orthodhokse ne Shqiperi, qe i stolis dhe i frymezon personaliteti i ndritshem i Primatit te saj, i Kryepiskopit Anastas.

Njohja dhe solidarizimi nderkombetar i vepres paqesore dhe bamirese per mbare popullin shqiptar te ketij udheheqesi te shquar te Kishes, eshte vleresuar si duhet qysh ne fillim edhe prej shkelqesise se Tij Presidentit te Republikes se Shqiperise z. Sali Berisha, i cili me dashamiresi u kishte deklaruar te deleguarve te Patrikanes Kr. H. te Tyre Mitropolitit te Pergjit imz. Evangjelos dhe te Filadelphise Imz. Meliton si edhe te perndershmit Protopresviter At Ilia Katri, me 4 korrik 1992, se nuk ekziston asnje kundershtim ose kufizim per vendosjen e Kryepiskopit Anastas si Primat Kanonik i Kishes Orthodhokse te Shqiperise.

Permendet kjo deklarate e Presidentit Berisha, qe vlen plotesisht te nderoje perpjekjen e shenjte te pajtimit, te cilen kryen mes aqe veshtiresish dhe me mjete te vobekta Kryepiskopi i palodhur Anastas.

Ne Patrikane, me 8 korrik 1993

Nga Kryesekretaria e Sinodhit te Shenjte e te Hirshem,
I Filadelfise
Melitoni