Me propozim të Kryepiskopit të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastasit, dhe me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërsië më 5 qershor ditën e së Shtunës së Shpirtrave, në të gjithë Shqipërinë gjatë meshës që u zhvillua me këtë rast u bë një shërbesë e veçantë për të gjithë ata që ndërruan jetë në periudhën pas vitit 1967 deri në rihapjen e Kishës me fitoren e demokracisë, të cilëve për arsye që tashmë dihen nuk u janë bërë shërbesa fetare.
Gjithashtu po me propozim të Kryepiskopit dhe me vendim të KP të KOASH Ditën e Rushajeve (Pentikostisë) gjatë meshës u krye një shërbesë e posaçme për refugjatët shqiptarë kudo që ata janë.
Ndërsa në të gjitha kishat e vendit, ditën e enjte më 24 qershor u bë meshë me rastin e së Kremtes së lindjes së Joan Pagëzorit, në Voskopojë u kremtua festa tradicionale e Shën Prodhromit. Me këtë rast kishin ardhur për të marrë pjesë në këtë të kremte me qindra besimtarë nga dioqeza e Korçës dhe nga dioqeza të tjera të vendit.
Korresp. i “Ngjalljes”