Me mbarimin e mësimeve ne shkollën Teologjike – hieratike të Durrësit u shtuan edhe hirotonisjet e reja. Mjaft prej atyre që vijuan seminarin dhe që u përgatitën për misionin e shenjtë u ngritën në gradën e priftit apo në atë të dhiakut.
U hirotonisën priftërinj:
Barthollome Bullari nga Kuçova, Ilia Kotnani dhe Viktor Konomi nga Korça, Rapi Redhi nga Libofsha, Ligor Qiriazati nga Saranda.
U hirotonisën dhiakonë:
Kristo Sharko nga Tirana, Llazar Nushi nga Lushnja, Pali Oose nga Shpati i Elbasanit, Aleks Gjerazi nga Selenica, Aleksandër Petani nga Shkodra.
Kështu, bëhen rreth 40 dhiakonë dhe priftërinj të rinj të dalë nga kjo shkollë, të hirotonisur nga Fortlumturia e tij, Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, i cili gjithmonë e ka pasur si prioritetin e parë formimin e kuadrove të rinj të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Gjithashtu, me bekimin e Kryepiskopit, u bë dhe i pari anagnost në vendin tonë zoti Nikolla Kavaja.
Korresp. i “Ngjalljes”