Kohët e fundi udhëheqës të Kishës Orthodhokse Ruse u takuan me udhëheqësit politikë të Rusisë. Patriku rus Aleks II dhe Presidenti rus Boris Jelcin, filluan bisedimet dhe diskutuan mjaft probleme lidhur me ekonominë ruse, varfërinë dhe shpërndarjen e ushqimeve.
Të dy udhëheqësit theksuan në mënyrë të veçantë nevojën e një paqeje politike dhe fetare, si bazë për një bashkëpunim ndërkombëtar dhe Patriku kërkoi që t’i jepet Kishës orthodhokse ruse një fushë më e gjerë e më e madhe në televizionin shtetëror.