EmailFacebookKontakt

Delegacioni i Patrikanës Ekumenike në Bullgari

Nga bota orthodhokse

Delegacioni i Patrikanës Ekumenike në Bullgari

Një delegacion me rëndësi nga Patrikana Ekumenike vizitoi në kryeqytetin e Bullgarisë Sofie dhe pati takime me udhëheqës të ndryshëm të Kishës Orthodhokse Bullgare dhe të Shtetit. Delegacioni kryesohej nga Mitropoliti i Efesit Im. Krisostom. Qëllimi i delegacionit ishte që t’i shprehte Kishës motër orthodhokse Bullgare solidaritetin vëllazëror dhe të çmojë perspektivat e vendosjes së rendit kanonik në Kishën Bullgare, e cila ishte në gjendje përçarjeje për shkak të shtrimit për diskutim të patrikut Bullgar Maksim në maj të vitit 1992 prej një pjese të vogël episkopësh.

Delegacioni zhvilloi diskutime me patrikun Maksim, me presidentin dhe kryeministrin e Bullgarisë e të tjerë. Kryeministri shprehu dëshirën që “Kisha të zërë përsëri pozitën e saj të nderuar brenda në shoqëri, që ka pasur gjatë gjithë historisë së Bullgarisë”. Pranoi se qeveritë e mëparshme kishin ndërhyrë në jetën e brendshme të Kishës, duke përkrahur anën kundërshtare të patrikut Maksim dhe e siguroi delegacionin se “gabime të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen”.