EmailFacebookKontakt

Festimi popullor i Shën Llazarit

Kisha jone “Ngjalljen e Llazarit” e kremton diten e Shtune para Dieles se Dafines dhe kendohet nga femijet kjo kenge:

Vete sot ne Vithania
Zoti Krisht dhe Perendia
Zonja e zoterinj degjoni
Se ç’u-be atje, mesoni
Ne Qytetin Vithania.
Qante Martha dhe Maria
Qanin e s’pushonin kurre
Tri dite e tre net therrisnin
Te vellane dhe ulerisnin.
Ne te katerten u nis vete
Zoti Krishti i vertete
Edhe, doli Maria
Perjashta nga Vithania.
I ra Zotit nder kembe
Dhe i tha me shume dhembje:
“Po te jesh o Zot ketune
Nuk vdiste vellaj yne.
Gjene jeten edhe vdekjen
Ti i ke ne dore vete
Po te duash me nje fjale
Sakaq heresh e ngre nga varri.

Thote Zoti me nje fjale
Ejani me tregoni varre
Te dy motrat per vellane
Shume gjendje kishin prane.
Iisui porosit se pari:
Te heqin gurin nga varri
Por Martha, foli e tha:
“I vdekuri qelbet, bie ere
Se ka kater dit i ndere.
Iisui i tha te kesh besim
Sot do ngjallet miku i im.

Dhe ngriti syte perpjete
Falenderon Atin e vete
Edhe duke bertitur tha:
“Llazar dil jashte nga varri”
Qe te pushojme se qari.
Menjehere doli ky i uruar
I lidhur kembe e duar
Iisui prape dha porosi:
Zgjidhini kembet dhe duart e tij.
Dhe leshojeni te barese
T’i perseritet fuqia
Krishti kur ngjalli Llazare
Na dhuroj Pashken e pare.
“O sketerre erdhi prishja”
Kjo e sotmja eshte nisja!

(Derguar nga bashkepunetori
Petro Papandile)