EmailFacebookKontakt

Veprimtari të shumta gjatë Javës së Madhe

Gjatë Javës së Madhe që paraprin Pashken, ne Kishen Katedrale te Ungjillezimit ne Tirane dhe ne kishat orthodhokse ne qytete e fshatra te ndryshem te vendit, u zhvilluan veprimtari te shumta.

Keshtu krahas kryerjes se liturgjise se shenjte qe i takon kesaj jave te Madhe, por edhe ne javet paraardhese, ne te gjitha kishat u bene pagezime te shumta, jo vetem te foshnjave e femijeve te vegjel, por edhe te nje numri te madh te rinjsh, te cilet, per arsye te mungeses e mohimit te plote te ceremonive fetare gjate periudhes se diktatures se kuqe, nuk e kishin kryer kete mister te shenjte te krishtere. Gjithashtu u bene hrizmime, ndersa nje numer i madh njerezish, e kurorezuan periudhen e gjate te Kreshmeve te Medha me kryerjen e misterit tjeter te shenjte te marrjes se Trupit dhe Gjakut te shenjte te Zotit tone Iisu Krisht, me anen e te cilit afrohemi me Perendine e Trinishme e te njeqenshme.

Ne kryeqytet sherbesat e shumta u kryesuan nga Kryepiskopi i Tiranes dhe i gjithe Shqiperise, Anastas. Gjate kesaj jave u vu re nje numer rekord besimtaresh orthodhokse, por edhe te besimeve te tjera, qe moren pjese ne ceremonite e shenjta, sidomos mbremjeve, me perkujtimin e pesimeve te Zotit Krisht, qe vazhdoi me daljen e Epitafit dhe vajtimet, simbol i kryqezimit te Birit te njeriut, qe u kryqezua per faljen e mekateve tona, dhe u ngjall te treten dite sipas Shkrimeve te Shenjta, solemnitetin e te cilit Kisha Orthodhokse e kremton ne oren 24.00 te nates se shtune, duke gdhire dita e diel e Pashkes me fjalet aq kuptimplote “Krishti u ngjall! Vertet u ngjall!”

Eshte per te shenuar se me kete rast ne te gjitha familjet orthodhokse jane bere pergatitje te shumta, jo vetem me mbajtje kreshme, agjerime, lutje, kryerje te mistereve te shenjta, vajtje ne kishe e ne meshe etj., por edhe materiale. Keshtu jane lyer vezet e kuqe, qe thyhen darken e Pashkes me fjalet “Krishti u ngjall” dhe pergjigjen: “Vertet u ngjall!” Amvisat duararta orthodhokse kane gatuar per festen e madhe gjelle dhe embelsira te shijshme. Me kete rast mjaft familje mblidhen e festojne se bashku te kremten me te madhe te vitit me gaz e hare. Dhe natyrshem, si gjithmone, gezimi me i madh eshte i femijeve qe u gezohen vezeve te kuqe dhe qirinjve te forshave nga me te ndryshmet e me te bukurat qe kane blere per kete dite kaq te shenuar, dite qe do t’u mbetet atyre e pashlyeshme ne kujtese, ashtu si çdo brezi para tyre.

Korresp. i “Ngjalljes”