THIRRJE
Ju bëjmë thirrje të gjithë të Krishtereve dhe popullit shqiptar që të na mbështetni dhe të bashkoheni me ne, në lutjet drejtuar ZOTIT IISU KRISHT që t’u ndriçojë mendjen qeveritarëve tanë për të na rikthyer kishat, manastiret, pasuritë dhe pronat tona shekullore, që mbahen akoma të sekuestruara pa të drejtë edhe nga kjo qeveri demokratike.
Të lusim Zotin së bashku që festën e Pashkëve ta festojmë me rikthimin e të gjitha kishave, manastireve dhe pronave tona.
22 të rinjtë orthodhoksë që agjërojnë shpirtërisht në kishën e Ungjillëzimit
Tiranë, 13.4.1993