“Në sfondin e pasigurisë së thellë në Shqipëri – konfuzionit politik dhe çrregullimi në shoqëri, vështirësive të mëdha ekonomike dhe kërcënimeve që lufta që ka shpërthyer në ish-Jugosllavi mund të përhapet në Kosovë, popullsia e së cilës përbëhet në shumicë nga shqiptarë etnikë – Kisha Orthodhokse je (në Shqipëri) – është një shembull i habitshëm dhe i gëzueshëm sesi një komunitet kristian po kthehet përsëri në jetë”, – thuhet në një raport të një delegacioni të Këshillit Botëror të Kishave që vizitoi Shqipërinë në muajin dhjetor.
Gjatë një vizite në Tiranë dhe në disa qytete të tjera Hurbert van Beek, sekretar ekzekutiv i K.B.K për kishat dhe marrëdhëniet ekumenike dhe Peter Lodberg, Sekretar evropian për ndihmat Kishëtare të Danimarkës (Kopenhagen) dhe anëtar i Komitetit Qëndror të K.B.K u takuan me Kryepiskopin Anastas dhe udhëheqës të tjerë Orthodhoksë, përfaqësues muslimanë dhe katolikë romanë, si dhe me zyrtarë të Qeverisë.
Në statistikat që citohen shpesh thuhet se 70% e shqiptarëve janë muslimanë, 20% ortodoksë dhe 10 % katolikë romanë. Por shumë vëzhgues i venë në dyshim këto shifra duke nënvizuar se ato janë (të vjetra) qysh më 1938 dhe se regjimi i ashpër (i vijës së ashpër) komunist e shtypi egërsisht fenë dhe në fakt e nxori jasht ligjit të gjitha veprimtaritë fetare mbas vitit 1967, duke e deklaruar Shqipërinë shtetin e parë ateist në botë.
Mbas përmbysjes së komunizmit, Qeveria e re krijoi një sekretariat për fenë. Janë bërë përpjekje për hartimin (aprovimin) e një ligji mbi fenë në përshtatje me standartet e të drejtave të njeriut të njohura botërisht. Një projekt i parë u tërhoq pas protestave të bëra nga organizatat ndërkombëtare protestante evangjeliste për parimet që përmbaheshin në të, me qëllim që përveç tri feve tradicionale të vendit të njihen nga Parlamenti edhe fe të tjera (EPS 92.11.44, 11.65). Një projekt i dytë, i cili përcakton se udhëheqësit e komuniteteve fetare duhet të jenë shqiptarë është në diskutim tani (po diskutohet). Të dy kishat, ajo katolike dhe orthodhokse të lëna pa klerikë gjatë viteve të regjimit komunist, aktualisht kryesohen nga shtetas të huaj.
Rreth pesëdhjetë kisha të marra nga qeveria u përdorën si palestra, kinema, bare (kafene) dhe restorante, tani janë përtëritur (rikonstruktuar) dhe janë hapur përsëri nga kisha ortodokse. Rikthimi i shumë pronave të tjera të kishës vazhdon të krijojë mosmarrëveshje midis kishës dhe shtetit. Pjesëmarrja e besimtarëve në shërbesat fetare është e madhe dhe në rritje (vazhdimisht thuhet në raportin e K.B.K). Shumë shqiptarë u rritën gjatë periudhës kur feja ishte e ndaluar, por interesi për ngritjen e grupeve për studimin e katekizmit dhe Biblës midis të rinjve dhe studentëve është shumë i lartë. Kohët e fundit Kryepiskopi ka filluar botimin e gazetës “Ngjallja”.
Kisha ka zgjedhur gjithashtu këshillat e famullive të rretheve e qarqeve, ka riorganizuar 4 dioqezat e saj dhe ka ngritur një këshill klerik-laik të përbërë nga një prift dhe një person tjetër (jo profesionist) nga çdo dioqezë. Sekretari i përgjithshëm i këtij këshilli është Aleko Dhima, një (jo specialist) zyrtar shqiptar, por raporti i K.B.K thekson se akoma nuk ka peshkop shqiptar, dhe do të duhet ca kohë deri sa të rikonstituohet peshkopata lokale (vendase). Vet Anastasi është grek. Ai është caktuar Eksark nga Patriarku Ekumenik në shtator 1991 dhe ai u fronëzua si primat në muajin gusht 1992 (EPS 92,08,85).
Ish misionar në Afrikë Anastasi u tha vizitorëve të K.B.K se misioni i tij dhe përvoja ekumenike (ai ka qenë moderator i Komisionit të K.B.K për misionin dhe Evangjelizmin Botëror (nga 1983-1991) janë veti të mira për detyrën e tanishme. Personeli i tij përfshin disa motra (murgesha), njëra nga ato është afrikane, e cila ka punuar me të në Afrikë.
Mungesa e udhëheqjes shqiptare (priftërinjtë) e ka bërë përgatitjen e klerikëve një përparësi urgjente. Anastasi ka filluar (hapur) një Seminar në një hotel bosh, të shkatërruar dhe pa ngrohje në Durrës. Megjithë mungesën e një biblioteke, të materialeve, teksteve mësimore dhe pajisjeve, seminarin e ndjekin 80 studentë, shumica e tyre në moshën 30 e 40 vjeçare. Kurset (leksionet) jepen nga Kryepiskopi, një teolog shqiptar 80 vjeçar dhe priftërinj e teologë vizitorë nga Greqia e SHBA.
Tetëmbëdhjetë priftërinj dhe 17 dhjakë janë shenjtëruar; ata udhëtojnë nëpër rrethe në fundjave dhe vazhdojnë studimet e tyre gjatë javës.
Kisha ka filluar disa veprimtari (diakonale) zyrtare dhe ndihme modeste por kuptimplote (të rëndësishme)”, sipas raportit të KBK. Ajo ka shpërndarë ushqime, veshmbathje dhe barna mjekësore dhe ka dërguar njerëz në Greqi për vizita e kura mjekësore që mungojnë në Shqipëri. Gjatë përmbytjeve të fundit Kisha i dha Qeverisë disa nga ndihmat e saj. Ndihma të tjera po vijnë në Shqipëri nëpërmjet Kombeve të Bashkuara, Kryqit të Kuq, Komunitetit Europian dhe Degës Italiane të agjensisë Katolike Ndërkombëtare Karitas. Transportimi, veçanërisht në zonat malore të vendit, mbetet një pengesë serioze për shpërndarjen e ndihmave. Ekipi i KBK sugjeroi një “tavolinë të rrumbullaktë” ekumenike, ku të takohen partnerët ekumenikë të interesuar nga vendet e tjera këtë vit për “rritur vizionin e pranisë ekumenike dhe t’ia bëjë më të qartë qeverisë dhe publikut (popullit) se Kisha është pjesë e një rrjeti më të gjerë ndërkombëtar.
Pjesëmarrja ekumenike ndërkombëtare e Kishës Ortodokse të Shqipërisë e cila është përfaqësuar në konferencën Botërore mbi Besimin dhe Rendin (rregullin) më 1927 dhe 1937, mbaroi me luftën e Dytë Botërore dhe me ardhjen e komunizmit. Në të kundërt thekson në raport “ajo ndoshta do të kishte qenë midis anëtarëve themelues të KBK”. Kryepeshkopi i kërkoi delegacionit (të KBK) mbi mundësinë e rivendosjes së lidhjeve ekumenike ndërkombëtare të kishës nëpërmjet anëtarësimit në KBK.
Disa prej njëzet deri njëzetepesë grupet e reja fetare aktive në vend (anëtarësia e të cilëve vlerësohet rreth 5000) kanë treguar interes për të biseduar e bashkëpunuar me Kishën Ortodokse, i tha Anastasi delegacionit të KBK. Shumica e këtyre grupeve janë evangjeliste, protestante – në radhë të parë Adventistë, Baptistë dhe Pentakoste – por ka gjithashtu dhe disa Budistë e Bahai.