Një nga shenjtorët më të mëdhenj të Kishës sonë është Shën Nifoni, patrik i Konstandinopojës, Çudibërës. Shën Nifoni, pasi qëndroi katër vjet (1311-1315 pas Krishtit) patrik, dha dorëheqjen dhe iku fshehurazi duke shkuar në Malin e Shenjtë.
Atje e prezantoi vetveten si një fshatar të thjeshtë në Manastirin e Shën Dionisit dhe kërkoi që ta marrin për provë!… Hiqej sikur nuk dinte asgjë kishëtare! Dhe igumeni i dha atij si detyrë të kujdesej për mushkat e manastirit. Kështu Shën Nifoni filloi të kujdesej për mushkat e Manastirit.
Por një ditë, ndërsa kthehej në manastir me mushkat e ngarkuara, Shpirti i Shenjtë shfaqi tek igumeni të vërtetën. I tha atij:
– Vjen Patriku! Nxitoni ta prisni atë, siç e meriton për virtytet e tij:
Ranë në mënyrë panigjirike kambanat dhe igumeni së bashku me murgjërit e tjerë, me Kryqin dhe Ungjillin e Shenjtë, dolën të prisnin Patrikun. Dhe ja tek panë të vijë kujdestari i mushkave!… Por Shpirti i Shenjtë u kishte shfaqur atyre të vërtetën dhe Shën Nifoni u detyrua të pohonte se ishte Patrik dhe se këtë e fshihte, për të jetuar me përulësi, jo i shërbyer, por duke shërbyer! Patriku i shenjtë Nifon ishte mjaft i përulur. Por aq sa e fshihte virtytin e tij, kaq Perëndia e çmonte atë! E bëri atë Shenjt dhe çudibërës.
Kujtimi i tij festohet më 11 shtator. Shën Joan Gojarti thoshte:
“Perëndia do që t’i fshehim virtytet tona, veprat tona të mira dhe vlerën tonë, ashtu sikurse vrasësi fsheh krimin që bën”!
Kaq e keqe është të shikojmë veten tonë të rëndësishëm, për veprat tona gjoja të mira dhe për të ashtuquajturat virtytet tona! Njeriu është i shoqërueshëm me të gjithë dhe nuk përbuz asnjë”. Jeta jonë shpirtërore kërcënohet nga shumë mëkate dhe nga shumë pasione në çdo hap të jetës sonë. Dhe janë kaq mashtruese sa na tërheqin ashtu sikurse grepi ose gracka me gamrrën tërheq peshkun, zogun, miun!
Tha njëherë Shën Andoni:
– Pashë grackat e diellit. Janë të pranishme kudo në të gjithë tokën!… Dhe pyeta Perëndinë: “Zot, cili është i vyer t’u shpëtojë gjithë këtyre grackave”? Dhe Perëndia m’u përgjigj: “Ai që ka përulësi”!
Përulësia është virtyti më i madh, froni i dashurisë dhe i mirëbërësisë, nëna e të gjitha virtyteve. Shën Augusti thotë: Çdo mëkat është egoizëm! Pa egoizëm nuk do të bënim asnjë mëkat. Atëherë do të mbretëronte në Tokë paqja, harmonia dhe dashuria.
Ekziston ilaç që të na kurojë sëmundjen e kryelartësisë sonë, dhe të na ndihmojë të fitojmë përulësinë?
Po, ekziston!
Eshtë shembulli i Zotit tonë Iisu Krisht. Ishte Perëndi, i parëhershëm (d.m.th. ishte që përpara shekujve) dhe i Përmbilavdëruar, por nga e la lavdinë e Tij. Përuli veten e Tij dhe u bë njeri. Mori bukurinë e një njeriu të thjeshtë dhe e përuli veten e Tij deri me vdekje në kryq. Duroi për ne më të keqen dhe më të turpshmen vdekje. Kështu dhe ne duhet të na pranojë dhe do të na lartësojë. Atëherë Perëndia do të na bëjë bij të Tij dhe trashëgimtarë të Mbretërisë së Tij.
Një asket i vjetër i quajtur Ksanthi tha:
Kusari ishte i persekutuar për veprat e tij të mëkatshme me vdekje në kryq.
Dhe vetëm me një “Kujtomë dhe mua” fitoi parajsën. E kundërta, Juda ishte një nga Dymbëdhjetët Apostujt dhe mendonte se dinte të gjitha!
Ai tradhtoi Krishtin dhe trashëgoi përjetë ferrin. Le të lusim Zotin, të na japë përulësinë. Dhe le të mos harrojmë kurrë, se Perëndia njeriun kryelartë e braktis dhe e lë në fatin e tij.
Përgatiti: Violeta Plepi