EmailFacebookKontakt

Takim me Kryepiskopin

NEARO është një fondacion shqiptarëve orthodhoksë të SHBA për të ndihmuar popullin tonë, pa dallim feje e krahine. Ky fondacion u krijua dy vjet më parë nga zonja Mary Lonstein (Velko), me origjinë shqiptare dhe bashkëshorti i saj Leon Lonstein. Deri tani fondacioni ka sjellë në Shqipëri mbi 1500 tonë ushqime veshmbathje e medikamente, si dhe aparatura mjekësore me vlerë mbi 1.2 milion dollarë. Së shpejti pritet të arrijë edhe një kontigjent i ri ndihmash nga ky fondacion.

Këto ditë përfaqësuesi i fondacionit NEARO, zoti Filip Adams, gjithashtu me origjinë shqiptare, dhe përfaqësues shqiptar, zoti Roland Velko, bënë një takim me Kryehirësinë e tij Anastasin për probleme të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe ndihmën që mund t’i japë asaj ky fondacion.