EmailFacebookKontakt

Filloi Kreshma e Madhe

Më 1 mars filloi kreshma e Madhe e Pashkëve, e cila vazhdon për 5 javë, deri në Pashkë. Sipas rregullave të kishës Orthodhokse, Kreshma mbahet duke ngrënë plotësisht vetëm një herë në ditë dhe duke mos ngrënë ushqimet e ndaluara për këtë periudhë, si mish, pulë, peshk, qumësht dhe prodhimet e tij, verë dhe vaj. Lejohen peshku dhe vaji Ditën e Unigjillëzimit më 25 mars dhe të Dielën e Palmave. Qumështi dhe prodhimet e tij lejohen në javën e parë të Kreshmës së Pashkës, që quhet “Java e bardhë”.

Përveç tyre janë edhe ditët e Agjërimit, ku s’duhet ngrënë fare. Ato janë: tri ditët e para pas të Dielës së Bardhë, të tri ditët e para të Javës së Madhe, e Premtja e Zezë dhe e Shtuna e Madhe.

Ç’është Kreshma. Sipas Shën-Joan Gojartit, kreshmë e vërtetë nuk është të largohesh vetëm nga disa të ngrëna, por bashkë me to të heqësh dorë edhe nga ligësitë dhe mëkatet. Pra, kreshma e kuptuar si pastrim dhe ushtrim shpirtëror, për të rigjetur udhën e vërtetë që na lidh me Perëndinë.

Periudha e Kreshmës që paraprin Pashkët e Shenjta duhet të karakterizohet edhe nga veprimet tona, për të treguar pastërtinë e shpirtit. Se nuk mund të ketë vlerë kreshma në qoftë se nuk ndihmon atë që është më i varfër se ty, në qoftë se nuk fal atë që të ka bërë keq, siç thotë Zoti ynë Iisu Krisht; apo kur flet e bën vepra që bien në kundërshtim me porositë e tij.