EmailFacebookKontakt

Hirotonisje të reja

Të shtunën, më datë 30.1.1993 në Kishën e Ungjillëzimit në Tiranë u zhvillua ceremonia e hirotonisjes në prift të dhiakut Pandeli Plaku nga Hoçishti i Korçës. Ceremonia u drejtua nga Fortlumturia e Tij Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas.

Ndërsa të dielën në Kishën e Shën Gjergjit në Durrës u hirotonis në dhiak studenti i Seminarit teologjiko-ieratik Panajot Hroni nga Lezha.