EmailFacebookKontakt

Festohet Dita e Ujit të Bekuar

Kronikë

Festohet Dita e Ujit të Bekuar

Në 6 janar në të gjithë kishat e vendit u festua Dita e Ujit të Bekuar, dita e Joan Pagëzorit, e pararendësit të mbërritjes në tokë të zotit tonë Iisu Krishtit.

Kësaj feste i dhanë bukuri të veçantë ceremonitë e hedhjes së kryqit në ujë, si në Berat në lumin e Osumit, në Pogradec në liqen, në Sarandë në detin Jon, në Durrës në detin Adriatik etj. Një ceremoni e ngjashme u zhvillua edhe në Tiranë, ku kryqin, si i pari, e fitoi për të dytin vit radhazi fëmija Erion Jaupllari.