– Peticion i seminaristëve të Durrësit –
Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Sali Berisha, Kryetarit të Parlamentit z. Pjetër Arbnori, Kryetarit të Këshillit të Ministrave z. Aleksandër Meksi, Ministrit të Kulturës dhe Arteve z. Dhimitër Anagnosti
Ne, studentët e Seminarit Teologjik të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në Durrës, që vimë nga të gjitha Dioqezat e Shqipërisë, si njerëz të përgjegjshëm dhe madje kuadro të ardhshme të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, duam t’ju vëmë në dijeni për sa më poshtë:
Dëgjuam që do të aprovohet një ligj për Komunitetet Fetare. Por lidhur me këtë, kohët e fundit dëgjuam, gjithashtu, diçka që s’mund ta besojmë. Dëgjuam për një ndryshim/amendament/ qëllimkeq, që kërkon të na kthejë në periudhë kujtimesh të hidhura. Kërkon që t’i detyrojë besimtarët të kenë Kryepiskopin e tyre jo sipas vullnetit të tyre, por sipas imponimit të të tjerëve, sigurisht të kundërshtarëve të Kishës Orthodhokse, por edhe kundërshtarëve të gjithë kombit.
Shqipëria është në Evropë dhe duhet të marrë shembullin e saj.
Ne deklarojmë se nuk do të lejojmë që të rikthehet e kaluara e keqe, që vendi ynë, si vend evropian, të bjerë në nivelin e vendeve të pazhvilluara. Në të gjitha shtetet e qytetëruar, besimtarët kanë të drejtën e tyre të natyrshme për të patur atë Kryetar spiritual që dëshirojnë, atë që ata e quajnë më të përshtatshëm.
Në rastin tonë Fort i Lumturi Kryepiskopi Anastas gëzon jo vetëm respektin e të gjithë besimtarëve Orthodhoksë të Shqipërisë, por edhe një prestigj të lartë në mbarë Orthodhoksinë dhe mbarë Kristianizmin. Dhe është njohur zyrtarisht si Kryepiskop kanonik i Kishës O.A.SH. nga të gjitha Kishat Kristiane të botës.
Ne, studentët e Seminarit, që e njohim nga afër Kryehirësinë e Tij, jemi të bindur se është plotësisht i justifikuar rrezatimi i tij spiritual ndërkombëtar.
Ai ka një nivel të lartë kulture, urtësie, veprimtarie shkencore pastorale dhe, mbi të gjitha, dashurinë për këtë vend, gjë që i imponon njëherësh edhe sakrifica edhe mundime. Është personi i vetëm për vendin e Kryepiskopit në këtë periudhë të vështirë tranzicioni që po kalon vendi ynë dhe këtë e shohim qartë që të gjithë, me përjashtim të të verbërve dhe atyre që duan të jenë të verbër.
Pra, çdo shigjetë kundër Kryehirësisë së tij, do të shkaktojë jehonë ndërkombëtare. Siç dihet polemika kundër Kryehirësisë së tij, ngriti më këmbë besimtarët dhe mblodhën dhjetra mijra firma për të. Një përsëritje eventuale e pamenduar e një veprimi të tillë, do të mbledhë jo dhjetra mijra, por qindra mijra firma, me pasoja akoma më serioze, sepse njerëzit e njohin më mirë dhe e vlerësojnë akoma më shumë. Të vetmen gjë që mund ta arrinin kundërshtarët, do të ishte diskreditimi botërisht i vendit tonë dhe madje ta stërlodhin atë nga brenda.
Por ne, në asnjë mënyrë nuk do ta lejojmë që vendi ynë të kalojë në një stërmundim të pakuptim, sepse edhe me kaq boll është i stërmunduar.
Patjetër që edhe juve nuk do ta lejoni që të ndodhë një gjë e tillë.
Urojmë që të mbizotërojë arsyeja e gjakftohtësia, e të jeni të sigurtë se do të jemi që të gjithë së bashku për t’u angazhuar pa u sprapsur për të mirën e Kishës, pra për të mirën e gjithë Shqipërisë sonë.
ZOTI ME JU
Për njoftim:
– Gjithë deputetëve të Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë
– Mjeteve të Informacionit Masiv
Sotiraq Bili, Ersekë; Lili Bita, prift, Kolonjë – Lushnjë; Robert Bullari, dhiak, Kuçovë; Sotiraq Dinka, Korçë; Aleks Gjerazi, Novoselë – Vlorë; Todi Jovani, prift, Pogradec; Thimjo Kallamata, dhiak, Poliçan Gjirokastër; Spiro Katundi, prift, Korçë; Viktor Konini, dhiak, Ziçisht – Korçë; Jovan Koroveshi, dhiak, Tiranë; Pandi Kosta, dhiak, Zvirinë – Korçë; Panajot Kroni, Lezhë; Ilia Kotani, dhiak, Korçë; Ligor Laçka, Tiranë; Aleksandër Lushi, prift, Shtërmen – Elbasan; Robert Marku, prift, Gjirokastër; Nikolla Marku, Elbasan; Thodhori Nikolla, prift, Gjirokastër; Llazar Nushi, dhiak, Këmishtaj – Lushnjë; Aleksandër Petani, Shkodër; Pandi Plaku, prift, Hoçisht – Korçë; Ilia Qirio, prift, Vlorë; Pali Qose, Shpat – Elbasan; Ilia Prifti, prift, Lushnjë; Rrapi Rredhi, dhiak, Libofshë – Fier; Thoma Samara, dhiak, Voskopojë – Korçë; Petraq Thanasi, prift, Durrës; Spiro Tole, prift, Shijak – Durrës; Edmond Trebicka, prift, Elbasan; Jani Trebicka, prift, Korçë; Romano Tralo, prift, Përmet; Ilia Tito, dhiak, Përmet; Vasil Vasili, prift, Pogradec; Kristaq Viso, Çiflik – Korçë; Sotir Xhaferi, dhiak, Tiranë; Kristaq Xhorxhi, prift, Kavajë; Lili Zaho, dhiak, Agim – Fier; Aristidh Ziu, dhiak, Ndërnenas – Fier; Ilia Ali, Tiranë; Artan Gjyli, Tiranë; Mihallaq Bani, Korçë; Mihai Vasili, Jermë – Sarandë; Valter Bezhani, Kuçan – Elbasan; Alfred Bushaka, Tiranë; Gëzim Cakalli, Elbasan; Miron Çako, Tiranë; Kristo Cati, Sarandë; Stavri Cipi, Elbasan; Sofokli Cuko, Krutje – Lushnjë; Llambi Dai, Sarandë; Sokol Demiri, Levan – Fier; Arqile Doko, Fier; Konstandin Doko, Fier; Genti Avdia, Tiranë; Aleksandër Gjeka, Mujalli – Fier; Artur Gjeka, Kolonjë – Lushnjë; Aristidh Gjyrgji, Lushnjë; Nikolla Hajro, Vodhinë – Gjirokastër; Ilia Haliti, Fier; Ziso Karkashina, Vagalat – Fier; Sokrat Kola, Roskovec – Fier; Apostol Kulla, Bodrishtë – Gjirokastër; Dhimitraq Kushi, Vlorë; Genti Kurti, Tiranë; Thoma Naçi, Vlorë; Athanas Papa, Këmishtaj – Lushnjë; Spiro Papa, Mursi – Sarandë; Kristaq Papajani, Elbasan; Harillaos Papajiojiu, Tiranë; Kostandin Prifti, Toshkëz – Lushnjë; Sotiraq Prifti, Novoselë – Vlorë; Vasil Qendro, Sarandë; Bert Qenmi, Përmet; Toma Qose, Zavan – Elbasan; Jani Ranxha, Elbasan; Dhimitër Redhi, dhiak, Libofshë – Fier; Arqile Sako, Lushnjë; Kristo Sharko, Tiranë; Mihail Shuli, Lushnjë; Agron Thomallari, Përmet; Aleksandër Vasili, Pogradec; Mihai Zingo, Grazhdan – Sarandë; Sotir Balo, Zhej – Gjirokastër; Jorgo Qendro, Zhej – Gjirokastër; Gjergji Cela, Pogradec; Mihallaq Kole, Çukë – Sarandë; Kostandin Dashi; Gazmend Karasa, Durrës; Qimon Goro, Durrës; Petraq Simsia, Berat.
Durrës, më 12.1.1993.