EmailFacebookKontakt

Meshë në berat për shën spiridhonin

Të shtunën në 12 dhjetor, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, drejtoi meshën në përkujtim të Shën Spiridhonit në kishën me të njëjtin emër.

Ishte impresionues numri i besimtarëve beratas që dëshironin të ndiqnin meshën e shenjtë, megjithë mungesën e vendit. Tregues ky, që njerëzit po e ndjejnë realisht ringjalljen e Kishës sonë Orthodhokse Autoqefale; mesazhin e saj të paqes e mirëkuptimit me të gjitha besimet, për të cilën ka meritën e pamohueshme Kryepiskopi Anastas.

Pas meshës u zhvillua edhe një mbledhje me Këshillin kishëtar në Mitropolinë e qytetit, ku u fol për problemet që shqetësojnë në rrugën e ringjitjes së besimit. Në meshë e takime morën pjesë edhe dy përfaqësuesit e Këshillit Botëror të Kishave, zotërinjtë Hubert Van Beek dhe dr. Peter Lodberg, të cilët bënë së bashku me kryepiskopin edhe një vizitë në Lagjen Kala.

Shkurt Leka