Sepse njerëzit që vijnë t’i falen Zotit shtohen çdo ditë e më shumë. Sepse mesazhi i saj, i paqes dhe mirëkuptimit, po kuptohet përherë e më tepër. Sepse besimtarët gjejnë atje mbështetjen shpirtërore për t’u ringjallur pas viteve të satanait komunizëm.
Mjafton të shkosh në meshë, të dielë pas të diele, për ta kuptuar këtë. Besimtarët po shtohen aq shumë, sa kisha tani duket tepër e vogël për gjithë ata njerëz të mirë, të të gjitha moshave. Kjo po bën të domosdoshme hapjen e një kishe tjetër, si ka qenë, por burokracia dhe keqdashja frenojnë. Burokracia – sepse vonon kthimin Kishës të asaj që i takon, keqdashja – sepse nxit burokracinë të jetë sa më ngadalshme.
Por, rëndësi ka që njerëzit, edhe ata që kanë qenë larg kishës, po e ndjejnë çdo ditë mesazhin e saj – Fjalën e Zotit! Ndaj edhe rendin gjithmonë e më të shumtë. Kundër parashikimeve të atyre që profetizonin se ajo do të ngelej e zbrazët. Le të vijnë e të shikojnë.
THOMA DHIMA