Njoftojmë lexuesit tanë se këto ditë, me rastin e 70-vjetorit të shpalljes së autoqefalisë së Kishës sonë, doli në qarkullim libri i z. Dhimitër Beduli “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë – gjer në vitin 1944”.
Ky libër është botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, botim i vitit 1992. Ai ka qenë dërguar i daktilografuar në Institutin e Studimeve Shqiptare në qershor të vitit 1944, por për arsye tashmë të njohura të Luftës, nuk arriti ta shohë dot dritën e botimit deri më sot.