EmailFacebookKontakt

Pse nuk përgjigjemi

Shumë nga besimtarët orthodhoksë, si dhe nga miqtë e dashamirësit na thonë: Pse nuk u jepni përgjigjen e duhur akuzave dhe fyerjeve që ju bëhen në disa artikuj të gazetave të ndryshme, qoftë ju si persona të Kishës, qoftë Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Dhe kanë të drejtë. Po ne jemi njerëz të Kishës. Dhe kisha na ka ngulur në shpirt fjalët e përjetshme që tha Krishti kur qëndronte i mbërthyer në kryq për ata që e kryqëzuan: “Ndjej o Atë, se nuk dinë ç’bëjnë”.

Ne, që jemi ngarkuar për riorganizimin e Kishës, të zgjedhur rregullisht nga besimtarët tanë, jemi njerëz të asaj kategorie që nuk njohin burgje për mashtrime dhe shfrytëzime postesh, që nuk njohin pushime nga puna për qëndrime imorale dhe krijime situatash përçarëse, që nuk njohin kapërcime nga njëra degë në tjetrën, që nuk njohin prepotencë dhe egoizëm. Kudo që kemi punuar për të fituar bukën e gojës, jemi dalluar për korrektesë. Ja pse nuk përgjigjemi.