Grupit të disa “intelektualëve orthodhoksë” që fshihen pas anonimitetit e që botuan në RD artikullin me titull: “E vërteta rreth gënjeshtrës së zotit Papapavli për fronëzimin e Kryepiskopit Anastas”: Për ne këta janë njerëz të formuar keq, sepse në vend të dialogut dhe të paraqitjes dinjitoze të pikëpamjeve të tyre, dinë vetëm të fyejnë e të mashtrojnë, karakteristikë kjo e njerëzve të dobët e jo intelektualëve orthodhoksë. Në vend të përgjigjes u rekomandojmë të lexojnë edhe njëherë më me vëmendje shënimin tonë të shkurtër të botuar në këtë numër të gazetës me titullin: “Pse nuk përgjigjemi”, i cili mund t’i ndihmojë të kuptojnë të paktën vetveten e të mos i gjykojnë të tjerët sipas vetes.