Kryepiskopi Anastas (Janullatos, i Jerasimit dhe i Roksanës), Doktor i Teologjisë dhe Profesor Universiteti. U lind në Pire, më 4.11.1929.
Studimet: Dëftesën e Pjekurisë (gjimnazit) e mori me notën shkëlqyeshëm. Diplomën e Fakultetit Teologjik të Universitetit të Athinës e mori në vitin 1952 (Shkëlqyeshëm). Ka kryer studime pasuniversitare në Fetarologji, Etnologji, Ierapostoli (Misionatia), Afrikanologji në Universitetet e Hamburgut dhe Marburgut të Gjermanisë, si edhe punë kërkimore në Makerere University College, Kampala, Ugandë (1965-69), me bursë nga Instituti Alexander von Humboldt. Doktor i Fakultetit Teologjik të Universitetit të Athinës në Fetarologji (viti 1970 – shkëlqyeshëm). Ka bërë udhëtime (turne) mësimore në vende të ndryshme të Afrikës (Kenia, Ugandë, Tanzani, Nigeri, Ganë, Kamerun etj), të Amerikës (Argjentinë, SHBA, Meksikë, Karaibet, Kanada), të Azisë (lindja, Sri Lanka, Persi, Tailandë, Kore, Japoni, Kinë, Indonezi, Australi).
Studime gjuhësh të huaja: frëngjisht, anglisht, gjermanisht; studime për efekte të punës shkencore – të latinishtes, spanjishtes, italishtes, rusishtes dhe suahil.
Veprimtaria shkencore: I caktuar me mandat për mësimdhënien e greqishtes së re dhe filozofisë në Universitetin Marburg të Gjermanisë (1966-69). Për organizimin dhe drejtimin e “Qendrës së Studimeve Ierapostolike” në Universitetin e Athinës (1971-76). Për organizimin dhe drejtimin e “Qendrës Ndërorthodhokse të Athinës të Kishës greke” – Pendeli (1972-75). Profesor ekstraordinar (i jashtëm) i Historisë së Feve të Universitetit të Athinës (1972-76). Profesor i rregullt (i emëruar) prej vitit 1976 e në vazhdim dhe Drejtor i Sektorit të Fetarologjisë-Sociologjisë të Degës së Pimantikës në Universitetin e Athinës (1983-86). Dekan i Fakultetit Teologjik të Universitetit të Athinës (1983-86).
Dhiakonia (shërbime) kishtare dhe sociale: Predikues, artikullshkrues në revista; punë spirituale-intelektuale ndër të rinjtë, kryesisht me studentët; përgjegjës studimesh biblike dhe kursesh kishtare të kuadrove; përgjegjës i të rinjve dhe studentëve dhe veprimtarive ierapostolike (misionare) në zonat kufitare (1954-60). U dorëzua dhjak (1960). Krijimi i Qendrës Ndërorthodhokse Ierapostolike “Duke shkuar” (1961), të cilën ai e drejton deri më sot. Me porosi të Sinodhit të Shenjtë të Kishës së Greqisë, ka shkruar manualet e Shkollave të Mesme të Katekizmës së Kishës greke. Ka dhënë mësime në Kursin e Katekizmës dhe Dhiakonisë Apostolike (1960-63). U dorëzua (u hirotonis) prezbiter dhe fitoi ofiqin e Arkhimandritit në vitin 1964. Zhvilloi veprimtari ierapostolike në Afrikën Lindore (1964). Gjatë kohës së studimeve të tij në Gjermani u ka shërbyer punëtorëve dhe studentëve të atjeshëm grekë si meshtar. U zgjodh Kryepiskop i Andhrusës – Drejtor i Përgjithshëm i “Dhiakonisë Apostolike të Kishës së Greqisë” (1972).
Në dhjetëvjeçarin 1981-1991, vikar dhe në vazhdim i komanduar Kryepiskop i Mitropolisë së Shenjtë të Irinupolit – Afrika Lindore. Eksark patriarkal në Shqipëri për rimëkëmbjen e Kishës sonë Orthodhokse (janar 1991 – qershor 1992).
Mitropolit i Andruses (gusht 1991 – qershor 1992).
Kryepiskop i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë (qershor 1992 e në vazhdim).
Nënkryetar i Inspektoriatit të Klubit universitar (1978-79, 1983-86). I komanduar këshilltar i Këshillit Administrativ të Shkollës së Lartë të Punës Shoqërore – Dhiakonuesëve (1977-84). Anëtar i Këshillit Operativ të Kishës së Greqisë (1977-85), i Këshillit Operativ (Shërbimi) të Arsimit Kishëtar të Ministrisë së Arsimit Kombëtar dhe Besimeve Fetare (1977-82). Anëtar i Këshillit Administrativ të Klubit Evropian të Shëndetësisë, i Komisionit të Bursave të Institutit “Aleksandhrow Oasis” (nga v. 1978 e në vazhdim); Anëtar i Këshillit të Qendrës së Studimeve Mesdhetare dhe Arabe (1978-82); Organizues dhe drejtues i Shkollës së parë patriarkale në Nairobi – Kenia (1982-91).
Veprimtaria Ndërkombëtare Kishtare: Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit për Ierapostolinë e Jashtme të “Shoqatës” (1958-61). Nënkryetar i Organizatës Botërore të Rinisë Orthodhokse “Lidhja” (Shoqatë) (1964-77); Anëtar i Komitetit Ndërkombëtar për studime ierapostolike të Këshillit Botëror të Kishave (1963-69); Sekretar për Kërkime Ierapostolike dhe për marrëdhënie me Kishat Orthodhokse në Sekretariatin e Përgjithshëm të Këshillit Botëror të Kishave (Gjenevë, 1969-70). Ka marrë pjesë në Konferencat Botërore të Ierapostolisë dhe Ungjillëzimit (Meksikë 1963, Bangkok 1973, Melburn 1980, San Antonio 1989) dhe në Konferencat e Këshillit Botëror të Kishave (Upsalla 1968, Nairobi 1975, Vankuver 1983, Kambera 1991). Anëtar i “Shoqatës Gjermane për Ierapostolinë”, “Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve Ierapostolike”, të Komitetit Ndërkristian të Këshillit Botëror të Kishave për dialogun me kishat dhe me ideologjitë e tjera (1975-83), “Këshillit Ndërkombëtar” të World Conference on Religion and Peace (nga viti 1985 e në vazhdim). Prej vitit 1959 merr pjesë aktive në kongrese të shumta ndërkombëtare, në konsulta ndërorthodhokse, ndërkristiane dhe ndërfetare, apo shkencore. Organizata të ndryshme ndërkombëtare. Ka dhënë leksione në qendra të ndryshme universitare të botës. Kryetar-koordinues i Commission on World Mission and Evangelism të Këshillit Botëror të Kishave (1984-1991).
Botime të ndryshme. Ka shkruar 9 libra shkencore dhe 5 libra katekizmash, si edhe rreth 60 traktate dhe studime, nga të cilat 50 në gjuhë të huaja; 80 artikuj të ndryshëm, nga të cilat 30 në gjuhë të huaja. Ka botuar greqisht dhe anglisht revistën “Porefthentes” (Duke shkuar) (1960-70) dhe prej vitit 1981 boton në greqisht revistën “Të gjithë Kombet”.
Libra: “Shpirtërat Mbandua dhe kuadri i Kultit të tyre” (1970), “Zoti i Shkëlqimit. Perëndia i fiseve në malin Kenia” (1971, 1981), “Format e Ceremonisë fetare afrikane” (1972, 1981), “Various Christian Approaches to the Other Religions” (1971), “Islamizmi – Një Vështrim Fetarologjik” (1975), “Aspekte Induizmi-Buddizmi” (1986); Studime: “Bizanti, vepër ierapostolike” (1964), “The Purpose and Motive of Mission” (1965), “Bashkësisë botërore” (1975), “Die Mystik in Byzanz” (1983), “Eastern Orthodoxy and Human Rights” (1984), “Culture and Gospel. Some Observations from the Orthodox Tradition and Experience” (1985). Tekste të tij janë përkthyer në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, suedisht, finlandisht, shqip…
Eshtë anëtar i komisionit redaktues dhe përgjegjës i sektorit “Feja dhe Edukata” të Enciklopedisë Pedagogjike Psikologjike. Këshilltar i posaçëm në redaktimin e vëllimit “Fetë” të Enciklopedisë Arsimore Greke.
Contributing Editor në International Bulletin of Missionary Research (New Haven, Conn., U.S.A.), dhe anëtar i Board of Consultants të International Review of Mission, revista shkencore këto të njohura botërisht.