Një Shenjtor thotë:
– “Kush ka brenda tij Perëndinë, ai trashëgon edhe të mirat e këtushme edhe ato të atjeshme, sepse në të dy rastet, ato janë të Krishtit. Kush është i Krishtit i ka që të dyja këto.
– Në të kundërtën, kush e lë Krishtin dhe bie në pasionet, ai, edhe pse mund të ketë akoma shumë gjëra të mira tokësore, në fund të fundit nuk ka asgjë. Dhe jo vetëm që s’ka asgjë, por i kanë hipur në qafë ca zotërinj të ligj e të sëkëlldisshëm (pasionet e tij) që bëjnë me të si të duan.